Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës në Parlamentin Italian janë zënë me grushta. Gjithçka nisi në momentin kur deputeti i Lëvizjes së “Pesë Yjeve”, Leonardo Dono nxori flamurin kombëtar të Italisë dhe tentoi t’ia jepte ministrit Kalderoli.

Menjëherë, deputetët e mazhorancës e rrethuan duke e goditur. Mediat italiane bëjnë të ditur se Dono u godit nga deputeti i Legës së Veriut, Igor Ieci.

Ai është nxjerrë me një karrocë me rrota jashtë sallës së seancave. Punimet e parlamentit u ndërprenë, ndërsa pritet që të merren masa ndaj deputetëve që shkaktuan këtë sherr.

Debati i ashpër dhe tensionet e zjarrta mes opozitës dhe mazhorancës lidhen me ligjin për autonominë e zgjeruar, nismë e Ligës së Veriut, por që kontestohet ashpër në bllok nga e majta, pasi krijon ndarje të theksuar të Italisë.


Tv Klan