12 pronarë në hetim

Lirimi i hapësirave publike në plazhe ka vijuar me Durrësin dhe me Vlorën. 2000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme ju është kthyer pushuesve në bregdetin e Durrësit.

Gjatë kontrolleve në subjektet tregtare janë proceduar 12 pronarë subjektesh, 6 në Durrës dhe 6 në Vlorë, për veprat penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Ndërkohë Task Forca për mbarëvajtjen e sezonit turistik është mbledhur në Himarë. Ministri I Buqësisë Bledi Çuçi tha se subjekteve me shkelje do t’ju merret leja.

Bledi Çuci, ministri i Bujqësisë: Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më.

Masa do të ndërmerren edhe për ndotjen akustike. Tolerime sipas Çuçit nuk do të këtë as për sigurinë ushqimore duke kërkuar nga inspektorët e AKU plane të detajuara të kontrolleve.

Tv Klan