Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje.
“Urime Kryeministrit për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit brenda NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Gjithashtu, mezi pres të marr pjesë në samitin e KPE-së në Tiranë të premten”, shkroi Plenkoviç.
Ndërkohë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u shpreh se fitorja tregon mbështetjen që shqiptarët japin për përpjekjet e vendit për anëtarësimin e vendit në BE.
“Urime, Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërmuese përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzime”, shkroi Sanchez.
Këto mesazhe vijnë pas votimeve të së dielës ku PS-ja e Edi Rama udhëheq garën dhe pritet të marrë 83 mandate sipas të dhënave të deritanishme./tvklan.al
Congratulations to Prime Minister @ediramaal on election victory! I look forward to further strengthening of 🇭🇷🇦🇱bilateral relations and continued cooperation within @NATO and other international forums. I look forward to attending the EPC summit in Tirana on Friday. pic.twitter.com/ilsBYt1DdS
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) May 13, 2025
Felicidades, @ediramaal, por la contundente victoria del Partido Socialista en las elecciones.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) May 13, 2025
Los albaneses respaldan mayoritariamente los esfuerzos para que Albania se sume a la Unión Europea.
Enhorabuena.