Piktori i ngjyrës, i dritës dhe natyrës, Pashk Përvathi nuk e ndal udhëtimin dhe eksplorimin e tij për të zbuluar vise të shkelura e të pashkelura dhe për t’i bërë pjesë të penelit të tij të artë.

Dialogu i vazhdueshëm me peizazhin është përkthyer në këto vepra, që e rrëfejnë natyrën në të gjithë shndërrimet e saj. Stina e ftohtë, e nxehtë, dhe pranvera me gjithë harlisjen e saj janë trajtuar me një ndjeshmëri të hollë, të thellë dhe me një tis poetik që shoqëron çdo tablo.

Nga Valbona në Vithkuq, te etnografia karakteristike e zonave, të gjitha marrin jetë gjatë punës intensive krijuese të vitit 2025.

Por nuk mundet që mos ndihet uni i piktorit Përvathi, jo vetëm gjatë procesit të gjatë seleksionues të materialit të mbledhur, por tek përjetësia që ai i jep detajit, vendit, kohës dhe dritës.

Ekspozita “Plain Air” do të qëndrojë e hapur për një muaj në Glerinë +, për publikun, si një dëshmi e një Shqipërie të pakohë, e cila mbetet muza qendrore e artistit.

Tv Klan

/tvklan.al