Ëshët paraqitur në Shkodër raporti i objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit raport i hartuar nga Agjenci e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Në këtë prezantim kanë marrë pjesë zyrtarë të qeverisë, autoritetet lokale si dhe deputetë të këtij qyteti. Krahas promovimit të raportit, është zhvilluar një debat mbi zhvillimin rajonal dhe koordinimin e donatorëve. Raporti është shoqëruar me një projekt-skicë për qarkun e Shkodrës me qëllim mobilizimin e burimeve financiare për përballimin e sfidave të identifikuara në të.

“Ky dokument është gjithashtu një ftesë e hapur publike për gjithë përfaqësuesit e agjencive donatore në Shqipëri për t’u njohur më afër me vështirësitë e Shkodrës dhe për t’u demostruar vullnetin e tyre të mirë duke shtuar bashkëpunimin me rajonin tonë.”

Përgatitja e raportit u arrit nëpërmjet pjesëmarrjes së aktorëve lokalë të ndarë në pesë drejtime: zhvillimin ekonomik, të ardhurat, arsimimi, barazia gjinore si dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor. Shkodra është qarku i pestë që e ka hartuar këtë raport krahas Fierit, Kukësit, Gjirokastrës dhe Beratit. /tvklan.al