Më 22 Dhjetor 2032 parashikohet që një asteroid i quajtur “2024 YR4” mund të godasë planetin tonë. Sipas NASA-s, shanset e përplasjes janë 2.3%, por në fakt kjo është dyfish krahasuar me parashikimin e bërë nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) në fund të Janarit. Pra, kalohet pragu 1% dhe shtohet shqetësimi tek autoritetet e shumta për mbrojtjen planetare.
Shkëmbi hapësinor për të cilin flitet, nga distanca nuk përbën ndonjë kërcënim. Ka një gjatësi nga 40-90 m dhe është si “një guralec” krahasuar me atë që thuhet se shfarosi dinozaurët.
Le të kujtojmë kur…
Më 15 Shkurt 2013, një objekt me gjatësi 19.8 m “shpërtheu” mbi qiellin e Chelyabinsk në Rusi duke dëmtuar 7200 ndërtesa dhe duke lënë të plagosur 1500 njerëz. Ky asteroid u konsiderua si i shkallës tejet të rrezikshme. Shkencëtarët e masin këtë rrezik me “Shkallën e Torinos”, pra indeksi nga 0-10, nga shkëmbinj që nuk paraqesin rrezik deri tek ata që mund të shkaktojnë katastrofë globale apo kërcënojnë të ardhmen e qytetërimit.


Po a duhet të shqetësohemi?
Një rrjet i gjerë global i agjencive hapësinore, observatorëve apo teleskopëve vëzhgojnë vazhdimisht çdo fenomen në qiell, duke gjurmuar kështu edhe ata asteroidë krejtësisht të vegjël. Edhe anija kozmike e NASA-s e ka vërtetuar më herët se ekziston teknologjia për kapjen e asteroidëve para se ata të mbërrijnë në tokë.

Asteroidi në fjalë u zbulua në 27 Dhjetor 204 nga ATLAS në Kili. Ai po lëviz me shpejtësi dyfish sa ajo e një sateliti në orbitën e Tolës. Edhe pse s’është gjigand, është pikërisht shpejtësia e lartë që mund të jetë fatale. Sa më shpejt lëviz një objekt qiellor, aq më shumë energji mbart, e cila shpërndahet nëse përplaset me planetin.
Cilësohet NEO, për shkak të afërsisë me Tokën. Duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e planetit përbëhet nga oqeanet, shanset që asteroid të godasë në zona të populluara janë 30%.
While still an extremely low possibility, asteroid 2024 YR4's impact probability with Earth has increased from about 1% to a 2.3% chance on Dec. 22, 2032. As we observe the asteroid more, the impact probability will become better known. More: https://t.co/VWiASTMBDi pic.twitter.com/Z1mpb4UPaC
— NASA Asteroid Watch (@AsteroidWatch) February 7, 2025
Megjithatë, duhen marrë parasysh të gjitha. Një sërë anijesh kozmike që shmangin asteroidët mund të jenë zgjidhja, por ajo do kohë dhe shumë financim. Njëjtë edhe instalimi i një sistemi global anti-asteroid të stilit “Iron Dome”. Ende nuk dihet se çfarë na pret, ndërsa mendjet shkencore dhe krijuesit e politikave publike janë në koordinim të vazhdueshëm për mbrojtjen e Tokës.
E.D/tvklan.al