Në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje në bregdet, Policia e Himarës ka arrestuar një person në Qeparo.

Autoritetet sqarojnë se është kapur në flagrancë Petraq Pali për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Arrestimi i këtij personi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith” në Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet.

Ndërkohë më herët në pranga kanë rënë dhe dy persona në Durrës, të cilët janë kapur duke ndërtuar pa leje në bregdet./tvklan.al