Barcelona ka përfshirë Vedat Muriqin në listën e objektivave për repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Mallorca-s shihet si një alternativë me kosto të ulët krahasuar me objektivin kryesor, Julian Alvarez, për të cilin kërkohen 100–150 milionë euro.

Një tjetër opsion është Alexander Sorloth, ndërsa drejtuesit po analizojnë mundësi më të përballueshme financiarisht. Muriqi ka kontratë deri në vitin 2029, por një transferim gjatë verës nuk përjashtohet.

Vlera e kartonit të tij llogaritet mes 5 dhe 10 milionë euro. Sulmuesi ka realizuar 21 gola në La Liga, vetëm 2 më pak se Kylian Mbappe.

Interes për të ka shfaqur edhe Fenerbahçe, që kërkon rikthimin e tij në Turqi. Ndërkohë, në listën e Barcelonës përmendet edhe Fisnik Asllani, por ai nuk konsiderohet një “9” tipik për skemat aktuale.

/tvklan.al