Dëshira për të realizuar një video të re muzikore për fansat e tij, ka rezultuar fatale për reperin kanadez, Jon James McMurray .

34 vjeçari gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga spiralet e aeroplanit në të cilin po filmonte.  Ai kishte veshur një parashutë, po nuk mundi ta hapë, pasi u bllokua tek krahët e aeroplanit. Edhe pse piloti arriti të rimarrë kontrollin e avionit, për reperin ishte fatale, pasi ai u përplas direkt në tokë.

Menaxheri i Jon tha se ai ishte stërvitur prej muajsh për këtë skenë. Jon njihej si njeri aventurier, por askush nuk mund ta mendonte se kjo gjë do t’i merrte jetën. Në një video të postuar nga ai pak para se të niste fluturimi, reperi tregon se njëri nga avionët ka problem.

Megjithatë,  autoritetet thanë se po hetojnë të gjitha pistat, pasi vunë re se asnjë nga pjesa tjetër e ekipit nuk ishte plagosur.

Klan Plus