Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i ri i kombëtares së SHBA-së.

Tekniku argjentians ka rënë dakord me Federatën Amerikane për të marrë detyrën e re, raporton The Athletic.

Ai shikohej si një nga kandidatët për tu ulur në stolin e Anglisë, pas largimit të Garth Southgate. 52-vjeçari ka qenë pushim që pas largimit të tij nga Çelsi në fudn të sezinit të kaluar.

Përfaqësuesja amerikane nuk kishte trajner pas shkarkimit të Greg Berhalter, për shkak të një paraqitjeje të mirë në Copa Amerika.

SHBA do të jetë një ndër vendet organizatore të Kupës së Botës 2026, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën.

Poçetino do të ketë detyrën e vështirë që të rrisë nivelin e kombëtares për të bërë një paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion.

Federata Amerikane tentoi që të firmoste me Jurgen Klop për stolin e përfaqësueses, por gjermani refuzoi propozimin e tyre.

Klan News