Nvidia është thelbësore si për ekonominë amerikane ashtu edhe për strategjinë e saj në betejën teknologjike me Kinën. Deri më tani, gjigandi i krijuar nga Jensen Huang ka siguruar avantazhin e Amerikës në garën për inteligjencën artificiale. Dikush mund të imagjinojë se një kompani kaq e vlefshme, me një kapitalizim tregu prej më shumë se 5.5 trilion dollarësh, do të ishte e mbrojtur mirë.

Megjithatë, një farë Alice Huang Le, një grua kineze me një CV jo shumë të qartë, ndoshta e drejtuar nga shërbimet e inteligjencës së Pekinit, arriti të fitojë besimin për dijen në biznes dhe zemrën e miliarderit brilant me xhaketë të zezë lëkure. E gjitha sipas një sistemi klasik kinez kutish, në mënyrë figurative dhe të drejtpërdrejtë.

Gruaja që fitoi zemrën e shefit të madh të Nvidia-s njihet me emrin e saj: Alice Huang Le. Nuk ishte sekret që ajo ishte e afërt me Jensen Huang (një rastësi që i shton një dozë ironie kësaj historie në stilin e “The Spy Who Loved Me”). Çdo gjë tjetër në lidhje me këtë aferë është misterioze ose kontraverse.
Sepse përtej elementit “romantik” dhe tradhtisë martesore të rrëfyer nga Jensen Huang, çelësi i këtij skandali është kompania Megaspeed, për të cilën Alice Huang Le thuhet se ishte një drejtuese e lartë ose ndoshta themeluese.

Pa dijeni të qarqeve të Big Tech, Megaspeed papritmas arriti të bëhej partnere e Nvidia në vitin 2024, duke blerë mikroçipat e saj të përparuar për mbi 4 miliardë dollarë dhe duke marrë autorizimin për t’i përdorur ato për të ndërtuar qendra të të dhënave të inteligjencës artificiale në Azinë Juglindore.