Që prej tre ditësh UNHCR-ja në bashkëpunim me NATO-n po bën transportin në mënyrë të organizuar të kosovarëve të strehuar në qytetin e Pogradecit. Lëvizja e tyre drejt Kukësit është menduar të bëhet me helikopter dhe në çdo fluturim nisen 27 kosovarë të cilët kanë qënë strehuar në kampingun e Pojskës. Operacioni i rikthimit të 1800 kosovarëve që ndodhen në Pogradec është menduar të përfundojë brenda tre ditësh. Çdo kosovar përveç ushqimeve që merr pajiset dhe me kartën e identitetit dhe 50 marka./tvklan.al