Pogradeci shkruan historinë në volejbollin shqiptar të femrave. Duke mundur 3 me 0 Tiranën në ndeshjen e pestë është shpallur kampion.

Pogradecaret e mbyllin shpejt setin e parë 25 me 16, por në setin e dytë tiranaset kërkojnë baraspeshën tek shkojnë në 8 me 13, por vetëm kaq, pasi pogradecaret e fitojnë edhe këtë set 25 me 20.

Seti i tretë ka pak histori, pasi liqenoret fitojnë 25 me 16. Kjo fitore ka bërë që një qytet i tërë të përjetojë emocione të forta, ndërsa një ekip i tërë ka “fluturuar” nga gëzimi i titullit kampion.

Atmosfera në Pogradec ka qenë elektrizuese, me tifozët që kanë festuar gjatë për këtë arritje historike të vajzave liqenore.

Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për Pogradecin, pasi më herët liqenoret kishin fituar edhe Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Kupën e Republikës, duke kompletuar kështu një tripletë të artë në volejbollin shqiptar.

Klan News

/tvklan.al