Një sherr mes dy personave në Kamëz ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçari, i cili është qëlluar me qytën e pistoletës nga një gardian burgu.

Tvklan.al mëson se polici i burgjeve është, Lavdrim Mena është konfliktuar me të riun, me të cilin jeton në një lagje.

Ndërkohë Policia e Tiranë njofton se “rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë”.

Më tej mësohet se Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arestimin e gardian të burgut.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se autori “dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit”./tvklan.al