Policia e Kosovës po përballet me një situatë jo fort të zakonshme.
Përveç dorëheqjeve dhe pezullimeve nga puna, që kanë nxitur debat pas rastit të Arlinda Zekajt, tani në këtë institucion është shfaqur edhe një problem që vështirë se do të pritej: mungesa e uniformave policore.
Sipas raportimeve kjo ka bërë që të shtyhet edhe ceremonia e diplomimit të gjeneratës së re të policëve.
Opozita ka hedhur kritika ndaj qeverisë për qasje joserioze ndaj institucioneve të sigurisë.
Ramadani ka përmendur mungesën e uniformave dhe pajisjeve elementare, jelekëve antiplumb, gomave të dimrit për veturat e policisë, si dhe pamjaftueshmërinë e automjeteve policore.
Ramadani ka paralajmëruar se do të kërkojë sqarime edhe për lëvizjen e drejtorëve brenda Policisë së Kosovës, duke thënë se do të kundërshtojë çdo ndërhyrje me motive politike në këtë institucion.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 