Policia e Shtetit ka shprehur keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.

Në një reagim zyrtar, uniformat blu thonë se përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Policia deklaron gjithashtu se mbrëmjen e djeshme një grup protestuesish të maskuar, kanë shkuar në Qendrën Studentore dhe kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave.

Forcat e rendit thonë se po kryejnë të gjitha veprimet procedurale dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve

/tvklan.al