Policia e Vjenës prezantoi konceptin e saj të sigurisë përpara edicionit të 70-të të Eurovisionit, në mes të shqetësimeve të ngritura në lidhje me Lindjen e Mesme.

Disa ekspertë të sigurisë policore dhe qen për zbulimin e eksplozivëve dhe mbajtësit e tyre ishin në Sallën madhështore për të kontrolluar masat e sigurisë dhe për të provuar portën e sigurisë në hyrje.

“Qëllimi sot është të kërkojmë me imtesi në cdo qoshe dhe me kusht që faza e kontrolleve të përfundojë sa me shpejt, atëherë cështja e sigurisë kalon tek organizatori përkatës”, tha Schneider.

Unioni Evropian i Transmetimit (EBU) ishte përballur me presion të madh mbi pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision me EBU që konfirmonte se kombi do të garonte në vitin 2026.

Pesë transmetues ,përfshirë Spanjën, Irlandën, Hollandën dhe Slloveninë , kishin thënë se do të tërhiqen nga konkursi dhe do te protestonin për pjesëmarrjen e Izraelit.

Pas fitores së këngëtarit austriak JJ në 2025, finalja e konkursit vjetor të këngëve do të zhvillohet në Vjenë më 16 maj 2026.

Klan News

/tvklan.al