02 gusht 2026- Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në akset kryesore dhe zonat me fluks të lartë të qarkullimit, me fokus parandalimin e aksidenteve.
Gjatë javës së fundit janë konstatuar 12 505 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 24 persona janë arresestuar dhe proceduar penalisht.
Mes të arrestuarve është dhe një drejtues automjeti, i cili tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i ofruar 2 mijë lekë të reja për të shmangur masën administrative, pasi po drejtonte pa rrip sigurimi.
Policia ka vendosur masa për drejtues që drejtonin nën efektin e alkoolit, për përdorim telefoni gjatë drejtimit, mungesë rripi sigurimi, mungesë kaskë mbrojtëse dhe për parkime të gabuara që pengojnë qarkullimin.
Gjithashtu, 31 automjete që ishin të parkuara në vendet e ndaluara janë larguar me karrotrec për shkelje të Kodit Rrugor.
Ndërkohë, Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle të vazhdueshme në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.Si rezultat i prezencës së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike bashkëkohore, gjatë javës së fundit u konstatuan:
-12 505 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor;
-24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht;
-Gjithashtu, është proceduar penalisht drejtuesi i automjeti, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.
Ndër masat e vëna për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor:
-74 masa të vëna për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, shkelje e cila nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;
-12 masa të vëna për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, shkelje kjo tejet e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;
-lëvizjen me mjet ngritës, të 31 automjeteve të ndaluara/pushuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.
-për përdorim celulari/pa rrip sigurimi dhe pa kaskë mbrojtëse për motomjete janë vendosur 1562 masa administrative.
Policia Rrugore apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë, nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.
/tvklan.al












Botërori 2026 