Nuk kanë munguar urimet për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe nga kreu i shtetit dhe kryeministri shqiptar. Presidenti Bajram Begaj, veç urimeve për homologun Donald Trump, shkroi në postimin e tij edhe për marrëdhëniet që i lidhin dy vendet tona.
“Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që nga njohja si shtet deri në reformat kryesore në 35 vitet e fundit”, shkroi Begaj.
Ndërsa kryeministri, në postimin që e shoqëron me një foto të Statujës së Lirisë, shkruan se ajo është një simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër, të cilat gjithnjë janë rrekur ta ndalin frymën e këtij vendi.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
