Urimeve për ditën më të rëndësishme të besimtarëve ortodoksë iu bashkua edhe politika.
Kryeministri Edi Rama urimin zgjodhi ta bëjë në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga mesha e mesnatës në Dhërmi me mbishkrimin “Gëzuar Pashkët”.
Presidenti Bajram Begaj mesazhin e tij drejtuar shqiptarëve e dha nga Mitropolia e Korçës.
“Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari, të gjithë shoqërisë tonë dhe të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë për njëri-tjetrin.”, tha Begaj.
Ndërsa Sali Berisha zgjodhi Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku krahas urimit për besimtarët ortodoksë, nuk harroi edhe mesazhin politik.
“Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite.”, tha Berisha.
Kryeparlamentari Peleshi si çdo Pashkë urimin për besimtarët ortodoksë e bëri nga qyteti i lindjes.
“Do të uroja që mirësia e këtyre ditëve të përhapet në të gjithë qytetarët e Korçës, në të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Pashkë të mbara dhe ditë të paqta të pasojnë.”, u shpreh Peleshi.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 