Poloni-Shqipëri, pjesa e dytë
Mbyllet ndeshja.
Akordohen 5 minuta shtesë.
87’- Uzuni pason te Pilo në zonë, ky i fundit nuk shërben si duhet.
82’- Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe futet në lojë Ernest Muçi.
79’- Shpërthim i Brojës nga e djathta. Pasimi në zonë nuk shfrytëzohet.
74’- E pabesueshme në Varshavë. Polonia kalon në avantazh me supergolin e Zielinski.
72’- Mundësi tjetër e artë e shpërdoruar nga Shqipëria. Broja asiston për Stavro Pilo, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.
67’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Hoxha dhe Nedim Bajrami, në fushë futen Broja dhe Pilo.
63’- Polonia barazon shifrat. Lewandowski shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë.
62’- rrezikshëm Lewandowski me një gjuajtje nga jashtë zone, por devijohet në këndore.
60’- Tjetër mundësi e mirë për Nedim Bajramin. Gjuajtja e fantazistit kuqezi devijohet në zonë dhe largohet rreziku.
54‘- E pabesueshme çfarë ka humbur Bajrami. Pas pasimit të marrë nga Hysaj, Bajrami gjuan mbi portë.



53’- Hoxha shpërdoron një mundësi të artë, pas kundërsulmit.
49’- Drithërima në portën e Shqipërisë. Gjuajtja e Zielinskit shkon ngjitur me shtyllën.
47’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, Hoxha pason në zonë, por topi i tij nuk shfrytëzohet.
45′– Starton pjesa e dytë e takimit.
Goli i Arbër Hoxhës, reagon Rama dhe Berisha
Arbër Hoxha ka shënuar gol ndaj Polonisë, duke bërë që pjesa e parë në Varshavë të përfundojë me rezultatin 0:1.
I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe nga politika. Kryeministri Edi Rama shkruan thjesht: “Hallall Arbër Hoxha”.
Ndërsa, Berisha po ashtu nënvizon se goli i Hoxhës ishte fantastik.
Poloni-Shqipëri, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
45’- Në stadium dëgjohen tifozët shqiptarë, teksa këndojnë: “O sa mirë me qenë shqiptar.”








42’- GOOOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shënon Arbër Hoxha. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.
40’– Mitaj provon për Bajramin me një top të gjatë, por e mbyll Kedziora me kokë.
36’- Laçi provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por shkon mbi portë.
35’- Ndëshkohet me karton të verdhë Mitaj. Ndali në mënyrë të parregullt Rozgan, pas një topi të humbur nga Shehu.
34’- Rozga provon me një gjuajtje të fortë, Strakosha e shoqëron me sy jashtë.
32’- Presion i Qazim Laçit! Polakët humbasin topin, por fitojnë rivënie anësore.
27’- Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.
16’- Rrëzohet keq Arlind Ajeti. Nuk vazhdon dot lojën dhe kërkon zëvendësimin. Ismajli futet në fushë.
15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.
14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.
10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.
8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.
5’- Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.
2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.
0′- Starton sfida! Luhet për ëndrrën Botëror.









FORMACIONET ZYRTARE:
Polonia: Grabara, Kedziora, Bednarek, Kiwior, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Rozga, Lewandowski.
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.
Gjithçka gati, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë
Tashmë gjithçka është gati. Lojtarët e Shqipërisë kanë zbritur në fushë, për të zhvilluar stërvitjen e fundit, përpara duelit historik me Poloninë sot në 26 mars.
Shqipëria sot luan ndeshje decizive në rrugën drejt Kampionatit Botëror, që do të nisë në qershor.
“Shuhet” ëndrra Botëror, Shqipëria eliminohet nga Polonia

Ëndrra Botëror për Shqipërinë është shuar. Kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Polonia me përmbysje, në sfidën e parë të “play off”.
Shqipëria e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Arbër Hoxha në minutën e 42-të.
Në minutën e 54-t, Nedim Bajrami humbi mundësinë e artë, me një penallti në lëvizje, ndërsa 9 minuta më vonë polakët barazuan me Lewandowskin.
Mundësi të artë për avantazhin kishte edhe Pilo në minutën e 74-t, por i vetëm me portierin u ndal nga ky i fundit. Në aksionin e radhës, Polonia shënoi golin e avantazhit dhe të fitores me Zielinskin.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me kuqezinjtë që eliminohen, në një ndeshje ku meritonin më shumë.












Botërori 2026 