Nëse Shqipëria ka probleme me dëmtimet në sulm, Polonia nuk mbetet pas. Portieri Lukasz Skorupski u lëndua në momentin më të keq të mundshëm.

Ai ishte planifikuar të luante si titullar në portë në sfidën e 26 marsit me Kuqezinjtë, por dëmtimi që pati në kofshën e majtë në takimin e së dielës me Bologna duket se do ta ndalojë.

Lajmet nga Italia dhe Polonia e konfirmojnë këtë, madje diçka të tillë e ka pranuar edhe menaxheri i Skorupski.

34-vjeçari ka pasur vazhdimisht probleme fizike këtë sezon. Mungesë e sigurt është sulmuesi Adam Buksa.

Klubi i tij Udinese e konfirmoi se rikthimi në fushë do të jetë pas ndeshjeve të përfaqësueseve.

Buksa vuan nga një dëmtim në pulpën e majtë. Adam Buksa i shënoi gol Shqipërisë në sfidën kualifikuese të Botërorit 2022 e luajtur në Varshavë dhe e fituar me rezultatin 4 – 1 nga polakët.

Gjysmëfinalja e “play off” të Botërorit 2026 me Poloninë do të transmetohet nga TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al