Në Poloni, policia, rojet kufitare dhe ushtria kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit.
Kryeministri Donald Tusk tha në Varshavë se shërbimet e inteligjencës kishin dhënë informacioneve shumtë sakta që tregonin se individe të amatosur mund të depërtonin në territorin polak.
“Pak pas mesnatës, mora informacion se po vëreheshin lëvizje shqetësuese në kufirin polako-rus. Ndër të tjera, njerëz me fenerë u panë pranë kufirit. Provokimet u parandaluan nga veprimet e shpejta të forcave të sigurisë. Për një kohë të gjatë, ne kemi marrë informacione nga shërbimet tona të inteligjencës, si dhe nga shërbimet aleate të inteligjencës, se në ditët në vijim konkretisht në gjysmën e parë të nëntorit – akte sabotimi ose provokime më serioze mund të ndodhin përgjatë kufirit me Rusinë”, tha Tusk.
Sipas Tusk, agjencitë e inteligjencës kishin paralajmëruar për njëfarë kohe se shërbimet armiqësore po planifikonin provokime në kufi në fillim të nëntorit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
