Arkeologët në Pompei kanë zbuluar një shtëpi me afreske e cila daton në shekullin e parë pas Krishtit. Sipas eksperteve gjendja e saj është shumw e mirw, me piktura murale tw ruajtura jashtëzakonisht mirw.

Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik: Ndodhemi në një shtëpi të vogël, por të dekoruar shumë mirë në qytetin e Pomepit, e cila është zbuluar nga gërmimet për të cilat është dashur bashkëpunimi i një sërë specialistësh si arkeologë dhe restaurues.

Siç nënvizohet në një deklaratë nga Parkut Arkeologjik i Pompeit, ky zbulim hedh dritë  mbi ndryshimin e stilit arkitekturor gjatë shekullit të 1 pas Krishtit.

Përveç një afresku me perëndeshën e Atenës në këto afreske ka edhe skena të tjera mitologjike. 

Qyteti dikur i lulëzuar i Pompeit, afër Napolit dhe fshatrat përreth u zhytën nga hiri vullkanik kur mali Vezuvit shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit.

Shpërthimi vrau mijëra njerëz dhe e varrosi qytetin në një shtresë të trashë hiri, duke ruajtur shumë nga ndërtesat e tij.

Klan News

/tvklan.al