Nuk është kurrë vonë për të përjetuar momentin më të madh të karrierës. Këtë e dëshmoi portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili nga një veteran 40-vjeçar u kthye në një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës 2026.

Para udhëtimit drejt Amerikës së Veriut, Vozinha ishte një portier me një karrierë të gjatë, por larg vëmendjes globale.

Me 19 vite në futboll profesionist, duke luajtur në kampionate të ndryshme si Portugalia, Kepi i Gjelbër, Moldavia, Angola, Qipro dhe Sllovakia ka fituar vetëm një trofe, Kupën e Qipros në sezonin 2018-19 me AEL Limassol.

Megjithatë, paraqitja e parë e Kepit të Gjelbër në një Kupë Bote ishte kulmi i karrierës së tij. Dhe sfida ndaj Spanjës u kthye në natën e tij magjike.

Përballë një prej skuadrave më të forta të botës, ai përballoi 27 goditje, realizoi 7 pritje dhe mbajti portën e paprekur për 90 minuta, duke ndihmuar ekipin e tij të merrte një barazim historik 0-0.

Në përfundim të ndeshjes, Vozinha, nofka e tij që në gjuhën portugeze do të thotë “zonjë e vjetër” u shpall lojtari më i mirë i takimit, ndërsa ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte viraliteti i tij në rrjetet sociale.

Performanca e tij nuk ndryshoi vetëm historinë e Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës, por edhe jetën e tij jashtë fushës. Pas ndeshjes, numri i ndjekësve të tij në Instagram u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme, duke kaluar nga rreth 56 mijë në tashmë mbi 5.6 milionë.

Dhe ëndrra u bë realitet. Kepi i Gjelbër nuk mori vetëm një pikë ndaj Spanjës, por fitoi respektin e gjithë botës së futbollit.

/tvklan.al