Nën tingujt e muzikës dhe dritën e hënës, shëtitorja e Himarës u kthye në një skenë të hapur, ku deti, qielli dhe ritmet e festivalit u bënë pjesë e së njëjtës atmosferë.
Pas netëve magjike brenda mureve të kalasë, Porto Palermo Festival u zhvendos jashtë, për të sjellë dy netë të tjera vere në datat 21 dhe 22 gusht, në zonën e Spilesë, në Himarë.
Në natën e parë, muzika, deti dhe atmosfera e qytetit bregdetar mblodhën së bashku turistë vendas dhe të huaj, të cilët iu bashkuan festës nën qiellin e hapur.
Festivali vijon kështu atmosferën e krijuar gjatë edicionit të gjashtë të Porto Palermo, duke e çuar muzikën përtej mureve të kalasë dhe pranë publikut.
Mes muzikës dhe dritave, nata vijoi deri vonë, ndërsa publiku shijoi një tjetër dimension të festivalit, këtë herë në një skenë natyrore, nën yje dhe buzë detit.
Porto Palermo Festival synon të mbetet një pikë referimi për muzikën dhe kulturën në rivierën shqiptare, duke bashkuar artistët me publikun dhe duke sjellë turistët më pranë atmosferës së eventeve verore.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 