Portugali-Kroaci, pjesa e dytë
Mbyllet ndeshja.
90+14’– Kroacia barazon shifrat në 2-2 me Gvardiol, por goli anulohet pas rishikimit në VAR, për pozicion jashtë loje.
90+4’- GOOOOOL PORTUGALIA 2-1! Shpërthen festa e luzitanëve që kalojnë në avantazh. Një krosim i Leaos shfrytëzohet nga Goncalo Ramos, i cili me kokë e ndal topin në rrjetë.
Akordohen 10 minuta shtesë.
81’- Largohet nga fusha e lojës Cristiano Ronaldo, vendin e tij e merr Ruben Neves.
80’- Shënon Kroacia me Sucic, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
75’- I pafat Kovacic. Mesfushori ndalet nga shtylla fillimisht dhe më pas nga një pritje spektakolare e Costa-s.
68’- GOOOOOOL PORTUGALIA 1-1! Cristiano Ronaldo nuk gabon dhe barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
66’- Akordohet penallti për Portugalinë. Topin e merr Cristiano Ronaldo.
65’- Pretendime për penallti te Portugalia. Veiga rrëzohet në zonë, arbitri shkon në VAR.
61’- Shënon Cristiano Ronaldo, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Vendimin e konfirmon edhe VAR-i.
58’- Tronditet porta e Kroacisë. Leao rrëmben një top në afërsi të zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por topi shkund tranversën.
57’- Kroacia shënon edhe golin e dytë, por anulohet për pozicion jashtë loje të Vlasic.
53’- GOOOOOL KROACIA 0-1! Shpërthen festa e ballkanasve, me Ivan Perisic që shënon dhe zhbllokon takimin. Sulmuesi merr një top nga e djathta në zonë dhe i vetëm me portierin nuk gabon.
48’- Mundësi e artë shënimi për Kroacinë. Kovacic shfaqet i vetëm me portierin, por Costa e devijon topin me këmbë në këndore.
45′- Starton pjesa e dytë.
Portugali-Kroaci, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
45+1’- Leao shpërdoron një mundësi të pastër. Sulmuesi nuk shfrytëzon si duhet një top të mbetur në zonë, të cilin e gjuan mbi portë.
Akordohen 4 minuta shtesë.
34’- Mendes provon me një gjuajtje të fortë, e cila ndalet nga mbrojtësit. Kroacia niset në kundërsulm, por Cancelo mbyll gjithçka.
30’- Iluzione goli te Portugalia. Krosim nga Cancelo në zonë, por Ronaldo nuk arrin ta shtyjë topin në portë.
24’- Krosim i shkëlqyer nga e majta i Mendes, por Pongracic ndërhyn me kokë dhe largon rrezikun.
17’- Dias ndëshkohet me karton të verdhë, për faull pas një dueli ajror në mesfushë.

16’- Rast i artë për Portugalinë. Pas një krosimi nga Mendes, Veiga gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë.
12’- Goditje dënimi për Portugalinë në afërsi të zonës. Gjuan Cristiano Ronaldo, por topi përplaset në murin mbrojtës.

4’- Mundësi e artë shënimi për Portugalinë. Shpërthim i Leaos në të majtë, pason në zonë, por gjuajtja e Bruno Fernandes ndalet nga portieri Livakovic.
0′- Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia: D.Costa, Mendes, Veiga, Dias, Cancelo, Vitinha, J.Neves, Leo, Fernandes, Neto, Ronaldo.
Kroacia: Livakovic, Perisic, Pongracic, Sutalo, Stanisic, Kovacic, Modric, Baturina, Sucic, Vlasic, Budimir.
“Dramë” në shtesë! Kroacisë i anulohet goli, Portugalia feston kualifikimin













Botërori 2026 