Portugalia përmbysi Kroacinë duke fituar 2-1 dhe arritur në fazën e 1/8 të Botërorit. Një sfidë emocionuese që ishte edhe një duel mes dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të viteve të fundit, Cristiano Ronaldo dhe Luka Modrić.

Kroatët kaluan të parët në avantazh në minutën e 52’ me Ivan Perišić. Ronaldo realizoi pas një aksioni të portugezëve, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kapiteni i Portugalisë nuk gaboi në mesin e pjesës së dytë, ku shënoi me 11-metërsh. Në minutën e 81’ edhe kroatëve iu anulua goli i Sušić me sistemin VAR.

Goli i fitores erdhi në minutën e tretë shtesë, me Gonçalo Ramos, i cili shfrytëzoi në maksimum asistin perfekt të Rafa Leaos. Në fund të sfidës arbitri anuloi rrjetën e Gvardiol dhe kjo vendosi fatin e ndeshjes.

Në fazën tjetër Portugalia do të luajë derbin iberik me Spanjën, që mundi 3-0 Austrinë. Më i spikaturi në këtë takim ishte Oyarzabal me 2 gola të realizuar. Pedro Porro shënoi golin tjetër për spanjollët, që dominuan takimin dhe kaluan me sukses fazën me eliminim direkt pas disa dështimeve radhazi. Spanjës iu anulua edhe një gol i Cucurellas në pjesën e parë për shkak të një faulli.

Zvicra siguroi kualifikimin në fazën e 1/8, pasi mundi Algjerinë me rezultatin 2-0. Golat e fitores u shënuan nga Embolo në minutën e 10’ dhe Ndoye në fillim të pjesës së dytë. Në fazën e ardhshme zviceranët do të përballen me fituesen e sfidës mes Kolumbi-Gana.

Tv Klan

/tvklan.al