Trajnerja e Kombëtares U19, Daniela Kodra e ftuar në emisionin L’America në TV Klan komentoi ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit, që do luhet në orën 19:00.
Daniela Kodra tha se beson se Ronaldo do realizojë gol. Shtoi se Ronaldo është i nevojshëm për ekipin.
Daniela Kodra: Ëshë moment që të shohim Portugalinë ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë. Ronaldo i duhet shumë Portugalisë. Mendoj se Portugalia do fitojë bindshëm dhe pse jo, të fitojë Cristiano Ronaldo.
Florian Riza: Mendoj se Portugalia duhet që të zhbllokojë sa më shpejt ndeshjen. Duhet të bëjnë golin e parë në këtë Botëror, që të mund të luajnë më lirshëm më pas. Mendoj se goli i parë do shënohet shumë shpejt e më pas do ketë një argëtim.
Glendi Tafaj: Portugalia e ka detyrë që të marrë tre pikë, me qëllim që mos ta lërë çdo gjë në ndeshjen e fundit. Kolumbia mund të vijë me 6 pikë në sfidën e fundit, por sërish nuk është skuadër e dobët. Nëse Portugalia nuk kualifkohet, do ishte tepër tragjike për portugezët.
/tvklan.al












Botërori 2026 