Qeveria dhe pushteti vendor do të shfrytëzojë burimet e universitetit të Tiranës për kërkime shkencore dhe për realizimin e projekteve innovative.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku firmosi së bashku me rektorin e UT, Artan Hoxha marrëveshjen mes dy institucioneve.

Rektori Hoxha tha se Universiteti është i aftë dhe gati ta ofrojë këtë shërbim.

Në marrëveshje thuhet gjithashtu se studentët e Universitetit të Tiranës do të përfitojnë trajnime dhe praktika mësimore dhe punësimi në bashkitë e vendit. Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar me rinovim automatik për 2 vite të tjera.

Klan News