Policia e Mirditës ka vënë në pranga një shofer dhe pasagjerin.

Drejtuesi i mjetit është konstatuar se ishte në gjendje të dehur e ndërsa gjatë shoqërimit për në komisarit, në bashkëpunim me pasagjerin, ia ka kundërshtuar me dhunë oficerët e policisë.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë. Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit”. /tvklan.al