Sinoptikanët: Pas datës 20 Maj, temperaturat mbi 30 gradë

Këtë fundjavë dhe thuajse të gjithë javën tjetër do të jetë mirë të mos bëni plane për plazh.

Vjeshta duket se është rikthyer sërish në fund të kësaj Pranvere, duke rikthyer motin e vrenjtur.

Java e dytë e Majit ka sjellë ulje të temperaturave me 6 gradë. Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të vijojnë të ulen edhe më tej.

Moti i paqëndrueshëm herë pas here do të shoqërohet me rebeshe shiu.

Pas datës 20 Maj vendi do të përfshihet nga një mot i qëndruehsëm me temperatura të larta, për t’i hapur rrugë edhe fillimit të sezonit turistik në Shqipëri.

Tv Klan