Manchester United kishte shqyrtuar edhe emrin e trajnerit të Como-s, Cesc Fabregas, përpara se të arrinte marrëveshjen me Mauricio Pochettino-n.

Sipas raportimeve nga “The Athletic”, drejtuesit anglezë nisën të planifikonin shkarkimin e Michael Carrick pas humbjes 4-1 pikërisht ndaj Como-s në Champions League muajin e kaluar.

Për të siguruar shërbimet e Pochettino-s dhe stafit të tij, klubi pagoi rreth 9 milionë paund për prishjen e kontratës me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara.

Para se të zgjidhnin argjentinasin, lista kryesohej nga Unai Emery, por tekniku i Aston Villa-s refuzoi ofertën pasi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Një tjetër kandidat potencial ishte trajneri i Brighton, Fabian Hurzeler, megjithatë klauzola e tij e prishjes prej 15 milionë paundësh u konsiderua e lartë nga anglezët.

Për sa i përket Fabregas, thuhet se emri i tij u diskutua vetëm brenda klubit dhe nuk pati asnjë ofertë zyrtare në drejtim të spanjollit apo skuadrës italiane. Një lëvizje e tillë vlerësohej shumë e vështirë, pasi pronari i Como-s, Mirwan Suwarso, kishte refuzuar më parë edhe një ofertë nga Inter për trajnerin gjatë merkatos së verës.

Largimi i tij në mes të sezonit konsiderohej i pamundur, sidomos pas fitoreve në Champions League ndaj vetë Manchester United dhe suksesit 9-1 kundër Lens.

/tvklan.al