Preç Zogaj, një prej protagonistëve të ngjarjeve që kulmuan me rënien e diktaturës komuniste vjen me botimin e dytë të librit “Fillimet”, ku rrëfen të vëertën e tij për vitet ‘90-92.

Si një dëshmitar i rreshtit të parë, autori ka përmbledhur në këtë botim ngjarje me rëndësi historike, që sjellin në kujtesë periudhën e transformimit të madh shoqëror.

“Dëshmi e imja si pjesëmarrës në këto ngjarje -90-92, janë refleksione, dëshmi, hulumtime që më është dashur të jem aty ku nuk kam qenë.”

Libri me parathënie të gazetarit Blendi Fevziu nuk sjell thjesht histori të kohës e aq më pak tregime te një veterani, thotë Zogaj.

“’Fillimet’ nuk janë histori, por ngjarjet ku u plazmua ajo që jetuam pas 1990 e deri më sot.”

Njësoj si në komunizëm e më pas, autori thotë se tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë. Politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë, sundimi i parisë vazhdon ta mundë atë të ligjit dhe partishmëria, intelektualen.

Tv Klan

/tvklan.al