Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Prefektura nis aksionin kundër subjekteve të palicensuara dhe njerëzve të punësuar në të zezë. Kontroll 2000, ka filluar nga data 5 Maj deri në 5 Qershor. Prefekti Taulant Dedja ka thirrur sot për tu njohur me një pjesë të rezultateve, Inspektoriatin e Punës, Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë e Zyrës së Punësimit dhe Policinë e Prefekturës.

Në tre jaë kontroll janë arritur të vëzhgohen 5053 subjekte. Nga këto subjekte një mijë ishin të pa licensuara. Ndërsa punëtor faktik numëroheshin 20860, ku 40% e tyre punonin në mënyrë ilegale. Aksioni kostatues një mujor do të sjellë të tjera rezultate deri në përfundim të tij, për të parandaluar nevojat sociale që lindin më vonë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti