Mbyllen baret, kufizohet lëvizja

Prej ditës së sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese. Baret dhe restorantet nuk do të lejohen të qëndrojnë hapur pas orës 22 të mbrëmjes së të mërkurës. Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik, ato janë cilësuar vatra të përhapjes së COVID-19 për shkak të grumbullimit të të rinjve, kryesisht grupmosha 20-45 vjeç.

Task forca e përbërë nga inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Tatimeve dhe AKU kanë inspektuar këto subjekte për respektimin e masave anti-covid.

Kemi këshilluar, pasi ky subjekt e respekton distancën. Një tavolinë mes dy të tjerave e mban të rezervuar për të krijuar distancë”.

Por shumica e bareve dhe restoranteve, nuk respektojnë distancën mes tavolinave. Që prej 18 majit, kur u rihapën baret dhe restorantet, janë vendosur 145 masa administrative për këto subjekte që kanë shkelur masat anti-covid.

Por duke filluar nga 11 nëntori, të gjitha subjektet që do të shkelin urdhrat e vendosur nga komiteti i ekspertëve, rrezikojnë gjobë dhe mbyllje të aktivitetit.

Tv Klan