Presidenti i Real Madrid i tha yllit francez se do të bëjë dy blerje cilësore

Vera e ardhshme do të jetë speciale për Real Madridin pasi do të përforcohet me një yll si Kilian Mbape.

Presidenti Florentino Perez është përpjekur shumë që të arrijë këtë transferim të madh, për një nga sulmuesit më të mirë të botës.

Nga ana e tij, kapiteni i Francës ia ka bërë të qartë PSG që do të largohet dhe në Madrid vetëm po presin kohën e duhur për të bërë shpalljen e madhe.

Sipas Defensa Central, Florentino Perez luajti një rol thelbësor në sjelljen e Mbappe në “Santiago Bernabeu”. Presidenti i “Los Blankos” i premtoi sulmuesit se në çdo mënyrë do të ndërtonte një projekt që do sillte fitore.

Për ta siguruar në deklaratën e tij, ai i premtoi yllit francez se në verë do të afronte edhe dy emra me peshë te “galaktikët”.  Ata janë Leny Yoro dhe Alphonso Davies. “Do të vijnë pasi të bëhet prezantimi jot” i tha Perez 25-vjeçarit dhe stafit të tij.

Interes për qendërmbrojtësin Joro ka edhe nga Çelsi e PSG. Dëshira e lojtarit është që të firmosë për galaktikët, ndërsa problem ngelet çmimi i lartë që i ka vendosur Lil.

Sa i përket Alfonso Dejvis, akord mes madrilenëve e lojtarit ka, por Bajern kërkon 50 mln Euro për kartonin e mbrojtësit të majtë.

Klan News