“Nuk ka mbështetje për pandeminë e Covid-19”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, buxhetin e vitit të ardhshëm. Mbështetja e pamjaftueshme në librin e financave, për të përballuar nga qeveria situatën e Covid-19 u rendit si argumenti kryesor nga shefi i kabinetit të kreut të shtetit.

“Arsyeja më madhore për rikthimin e këtij pr/ligji në Parlament është padyshim fakti që ky projektligj nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme dhe të nevojshme për të përballuar pandeminë, Covid-19, si dhe pasojat e saj. Në një kohë kur të gjithë projeksionet e institucioneve ndërkombëtare, organizmave që merrem me epidemiologjinë e Covid-19 parashikojnë një rrije të përshkallëzuar të përhapjes së pandemisë në muajt e ardhshëm, që do të thotë një rrije të numrit të të infektuarve, të nevojave për trajtim mjekësor të pacientëve që do të kenë nevojë për trajtim, në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për këto nevoja emergjente”.

Në dekretin e tij, Presidenti Meta flet me shqetësim për mungesën e mbështetjes përmes programeve për biznesin e vogël, fasoneritë, turizmin dhe eksportuesit, në një kohë kur numri i vendeve të punës të humbura llogaritet në mbi 50 mijë. Kjo është hera dytë që kreu i shtetit kthen për rishqyrtim në parlament buxhetin e shtetit.

Në vitin 2018, Presidenti kërkoi që në buxhetin e 2019-s të reflektoheshin kërkesat e studentëve, të cilët në Dhjetor të atij viti propozuan rritjen e buxhetit për arsimin në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me qëllim përmirësimin e kushteve në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese.

Tv Klan

E plotë: Arsyet e kthimit të ligjit