Presidenti i Republikës Bajram Begaj nisi sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen pranverën e ardhshme.

Mëngjesin e kësaj të premteje Begaj priti kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Balla u shpreh pak ditë më parë se PS nuk do të propozonte një datë konkrete duke përjashtuar vetëm 2 majin 2027 pasi përkon me Pashkët Ortodokse.

Më pas kreu i shtetit takoi përfaqësues të PSD-së.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e këtyre konsultimeve duke e konsideruar një shfaqje të panevojshme pasi Presidenti do të zgjedhë në fund datën e preferuar nga mazhoranca.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027.

Presidenti Begaj ka afat deri në 6 nëntor për të shpallur datën.

/tvklan.al