Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se homologu i tij rus Vladimir Putin do të vizitojë vendin më 17 Janar të vitit të ardhshëm.

Kreu i shtetit serb theksoi se do të bisedojë për gjithçka me liderin e Kremlinit, përfshirë këtu dhe letrën e dërguar nga Presidenti amerikan Donald Trump për sa i përket dialogut me Kosovën.

Duke iu përgjigjur gazetarëve nëse Moska kishte reaguar negativisht ndaj kësaj letre, Vuçiç u shpreh se deri tani nuk kishte asnjë informacion dhe se po priste të takohej me Putin. Presidenti serb premtoi se do të fliste shumë hapur me të ashtu si kishte bërë gjithnjë.

Ai tha se gjithsesi letra e Trump ishte racionale duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur Kosovën si shtet. Por sipas tij lajmi i mirë ishte se roli i Beogradit është i qartë, ndërsa Prishtinës i është kërkuar të negociojë me Beogradin./

abcnews.al