Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, ka dekretuar sot katër ministrat e rinj të kabinetit të kryeministrit Ilir Meta, bëjnë të ditur burime të presidentit të republikës. Mejdani ka pranuar propozimet e kryeministrit, për Gjergj Teneqexhi në postin e Ministrit të Financave, për Blendi Klosin si Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit, për Spartak Poçin si ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, si dhe për Eduart Alushin si Ministër të Bujqësisë.
Burimet thanë, se presidenti ka firmosur dekretet gjatë paradites dhe tashmë pritet vetëm ceremonia zyrtare. Emërimet e reja në kabinetin Meta erdhën pas dorëheqjes së Anastas Angjelit, Mustafa Muçit dhe Bashkim Finos në mbledhjen e fundit të KPD-së, ndërsa Agron Duka dha dorëheqjen një ditë më vonë.
Kryetari i grupit parlamentar socialist Arben Malaj ka deklaruar, se emrat e ministrave të rinj, do të diskutohen në grupin parlamentar, para se të marrin votëbesimin në parlament. Kryetari socialist Fatos Nano, ka qenë kundër këtyre emërimeve të bëra nga kryeministri./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 