Detaje të reja janë zbuluar nga zhvendosja e qendrës stërvitore të Iranit nga Amerika në Tijuana. Ka qenë vetë presidentja e Meksikës Klaudia Sheinbaum Pardo, e cila thotë se SHBA-të nuk kanë pranuar grumbullimin e tyre për arsye sigurie, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe FIFA.

“Kombetarja e Iranit do të luajë në SHBA, por grumbullimin do ta bëjë në Tijuana. Na kërkuan nëse mund të zhvendosen këtu dhe për ne nuk është problem. Amerika nuk i pranoi”, tha presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Problem për Iranin mbetet ccështja e vizave, pasi mediat raportojnë se disa pjesëtarë të federatës dhe stafit ende nuk kanë marrë dritën jeshile për t’u futur në në Amerikë pasi kanë qenë pjesë e Gardës Revolucionare të Iranit që në SHBA konsiderohet organizatë terroriste.

Këtë të martë FIFA publikoi bazat e grumbullimit për 48 ekipet pjesëmarrëse në Botëror. 39 do të qëndrojnë në SHBA, 7 në Meksikë dhe 2 në Kanada.

/tvklan.al