Ferrari ka prezantuar zyrtarisht makinën e re të kampionatit botëror të Formula 1 2025.

Modeli i ‘Kokëkuqes’ SF-25 është ndërtuar për të konkurruar në sezonin e ri për titullin kampion për pilotë, por edhe për atë të konstruktorëve.

Në këtë sezon, nis një epokë e re e skuderisë italiane, që doli në vend të dytë në kampionatin e shkuar, pasi pjesë e saj është bërë edhe shtarë herë kampioni i botës, Luis Hamilton.

Britaniku 40-vjeçar, do të ketë si shok ekipi edhe Charles Leclerc.

Për Hamilton, të jetë pilot i “Kokëkuqes” është një emocion i veçantë.

“Ende po më duket shumë, shumë sureale dhe sinqerisht mendoj se nuk do të kisha kurrë shansin të isha pjesë e Ferrarit! Jam falenderuar edhe krenar që ndodhem këtu! E pastaj, kjo makinë, do të jetë e imja! Kam drejtuar modele të mëparshme, por kjo është ndërtuar enkas për mua dhe Charles. Këtu është fantastike! Ka qenë fantastike të punoja deri më tani, të gjithë janë shumë të uritur”.

Entuziast është edhe piloti tjetër i skuderisë italiane, Cherles Leclerc.

“I vetmi objektiv për mua do të jetë që të fitojmë titullin e konstruktorëve me Ferrari-n, e kjo do të jetë e jashtëzakonshme! E po ashtu të fitoj titullin kampion për pilotë që e kam ëndërr si fëmijë! E këtë dua të arrij një ditë! Pra, objektivat janë dy titujt në këtë edicion që po afron”.

Fitorja e fundit e Ferrarit në kampionatin e konstruktorëve ishte në vitin 2008.

Suksesi i fundit i Hamiltonit në kampionat erdhi në vitin 2020, ndërsa në edicionin e shkuar ai fitoi dy çmime të mëdha pas dy sezonesh pa triumfe.

Kampionati Botëror i Formula 1 nis në më pak se një muaj nga Australia.

Klan News