Një prezantuese televizive ka mbajtur premtimin e saj për të marrë pjesë në një set fotografik topless për të festuar suksesin e skuadrës së hokej Salavat Yulaev, e cila arriti në finale të Konferenës Lindore në Rusi.

Ulyana Trigubchak, para se të hynte në botën televizive, ka shërbyer si lidere e grupit që mbështeste skuadrën e hokejt duke ndezur tifozërinë.

Pak kohë më parë ajo premtoi se nëse skuadra nga qyteti i saj i Ufa-s vijonte rrugën në finale të kompeticionit, ajo do të tregonte më shumë nga asetet e saj për publikun.

Dua të mbështes

Salavat Yulaev pasi besoj se ata janë në gjendje ta fitojnë Kupën Gagarin sërish. Kështu që prisni një set fotografik nudo”, tha

Trigubchak për uebsajtin “Business Online”.

 

Salavat arriti në finale pasi mundi 4 – 2 Magnitogorsk në raundin e parë të play-off-it dhe eliminoi Avtomobilist Yekaterinburg duke e mundur 4 -1.

Kështu e reja e mbajti fjalën e dhënë duke publikuar disa foto topless në faqen e saj në Instagram ku numëron dhjetëra mijëra ndjekës.

Në finale të Eastern Conference, Salavat Yulaev do të përballet me Avangard Omsk. /tvklan.al