Princesha e Norvegjise Martha Louise është martuar të shtunën në një ceremoni private me gurun amerikan Durek Verrett.

350 të ftuar ishin në ceremoninë që u mbajt në Norvegjinë perëndimore. Të pranishëm ishin anëtarë të familjes mbretërore norvegjeze dhe suedeze.

Kjo është martesa e dytë për princeshën 52-vjeçare, e cila ka tre vajza nga martesa e parë me Ari Behn në periudhën 2002-2017.

Nga ana tjetër, guruja amerikan, 49 vjeç, e konsideron veten se është në gjendje që të komunikojë me shpirtrat dhe shëron sëmundje.

Të dy u njohën për herë të parë në vitin 2019. Për ceremoninë e martesës, ata i shitën të drejtat ekskluzive të imazhit revistës britanike “Hello!” dhe të drejtat e filmit rrjetit Netflix. /tvklan.al