Duka i Edinburgut pas vdekjes shpërblen me para bashkëpunetorët e ngushtë

Princi Philip në testament ka ndarë trashëgiminë për nipërit e tij, përfshirë Princin Harry si dhe për tre punonjësit të ngushtë të stafit.

Duka i Edinburgut la prapa një trashëgimi prej 42 milionë $ . Ai ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare.

Ndryshe nga disa mbretër të tjerë, Princi Philip do të jetë bujar me tre punonjësit që u kujdesën për të”,thanë disa burime të brendshme nga pallati mbretëror.

Princi Harry nuk do të përjashtohet, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore që kur u tërhoq nga detyrat e tij zyrtare.

Ndërkohë, katër fëmijëve të tij – Princi Charles, Princesha Anne, Princi Edëard dhe Princi Andreë – u është thënë se ata mund të “marrin atë që duan” nga koleksioni prej 13,000 librash në bibliotekën e tij në Pallatin Buckingham.

Si asnjë mbret tjetër, ai la një pasuri të konsiderueshme në testament edhe për stafin e tij.

Mësohet se kur u kthye nga spitali, Philip kaloi kohën duke nënshkruar fotografi të tij, të cilat ishin vendosur në korniza dhe besohet se këto ishin dhurata që ai kishte parashikuar për të shpërblyer të gjithë ata që u kujdesën për të.

Klan News