Një dramë transatlantike është shfaqur pas samitit të G7 në Francë. Kjo pasi presidenti amerikan Donald Trump i tha medias italiane La7 se kryeministrja Giorgia Meloni i ishte lutur për një foto.
“Ajo mu lut të bëja një foto me të! Ajo donte shumë një foto me mua. Unë nuk do ta kisha bërë, por më erdhi keq për të.”
I menjëhershëm ishte reagimi i shefes së qeverisë italiane, Meloni, e cila përmes një videoje në X u shpreh e shokuar për ato që i quajti pretendime të sajuara të Trump, duke thënë se as ajo, as Italia, nuk i luten askujt për asgjë.
“Nuk e di pse presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet kështu ndaj aleatëve të tij: nuk është hera e parë. Mund të them vetëm se është zhgënjyese që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësit e të cilëve i trajton me shumë më tepër tolerancë.”
Në shenjë proteste, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani anuloi vizitën e planifikuar për në SHBA në datat 21 dhe 22 qershor. “Fjalët ofenduese të presidentit Trump ndaj kryeministres Giorgia Meloni ofendojnë të gjithë Italinë”, tha Tajani.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
