Sulmuesi holandez Memphis Depay përjetoi një pritje të ngrohtë në Brazil, ku për ta përshëndetur kishin dalë mijëra tifozë të Korinthiasit.

Lojtari holandez do të luajë në dy sezonet e ardhshme në kampionatin brazilian, me klubin e njohur.

Futbollisti do të përfitojë në total 12.5 mln Dollarë.

Depaj ka shënuar 46 gola në 98 paraqitje për kombëtaren holandeze, por u la jashtë ekipit për ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit shtator.

Por pavarësisht transferimit në Amerikën Latine, trajneri i tulipanëve Kuman tha se karriera ndërkombëtare e sulmuesit nuk ka përfunduar dhe se ai ka ende shanse për të qenë pjesë e përfaqësueses.

Lojtari 30-vjeçar e filloi karrierën e tij te PSV Eindhoven dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Lionit, Barcelonës dhe Manchester United.

Në sezonin e kaluar ai luajti për Atletiko Madrid. Futbollisti luajti në total 31 paraqitje në të gjitha kompeticionet për “Los Kolçoneros” ku shënoi edhe nëntë gola.

Klan News