” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.
Duapunë.com, një ëndërr amerikane që u bë realitet shqiptar
Eljana Mete rrëfen në “Pro Business” historinë e portalit që ndryshoi përgjithmonë tregun e punës në Shqipëri. Në një intervistë të rrallë për emisionin “Pro Business” në Tv Klan, Drejtorja Ekzekutive e Duapune.com, Eljana Mete, ka rrëfyer se si një nevojë e thjeshtë për të gjetur punë u shndërrua në platformën më të madhe dhe më të besuar të punësimit në vendet shqipfolëse. Historia e Duapune.com është historia e dashurisë së dy shqiptarëve për atdheun, e një ëndrre të mbjellë në tokën e Amerikës dhe e lulëzuar në Shqipëri. Duapunë.com u themelua nga i ndjeri Dritan Mezini, i cili dallohej për ekspertizën e gjithanshme në fushën e transformimit dixhital, dhe nga ekspertja Eljana Mete.DUAPUNE është platforma më e madhe e punësimit në Shqipëri dhe rajon, e cila vazhdon të jetë një pasuri e tregut të punës, e drejtuar nga Familja Mezini.
Ikja e talenteve shqiptarë, pse zgjidhin europën dhe çfarë humb shqipëria
Në një intervistë për emisionin Pro Business në Tv Klan, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi analizoi fenomenin e largimit të të rinjve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, në 10 vitet e fundit afro 5400 të rinj shqiptarë, kryesisht talente në fusha të ndryshme, janë punësuar në Europë.
/tvklan.al












Botërori 2026 