” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.

“Albesol” sjell inovacionin e “Schneider Electric” në Shqipëri

Në fokus të emisionit “Pro Business” në Tv Klan qëndron këtë të shtunë kompania “Albesol”, e themeluar në vitin 2006 dhe e drejtuar nga Shpëtim Shehu. Një kompani lider në ofrimin e zgjidhjeve të plota në fushën e energjisë: nga projektimi dhe prodhimi deri te furnizimi. Me një histori suksesi dhe besueshmërie, “Albesol” ka realizuar projekte me ndikim kombëtar dhe rajonal.
“Pro Business” sjell një panoramë të fabrikës së prodhimit në Baldushk, ku çdo gjë funksionon sipas standardeve të “Schneider Electric”, me produkte të “Schneider Electric” dhe me staf të certifikuar gjithashtu nga gjigandi botëror.
Veç bashkëpunimeve të tjera , në 2017, “Schneider Electric” i ka dhënë “Albesol” të drejtën ekskluzive për prodhimin e paneleve të tensionit të mesëm SM6 (deri në 20 KV) për të gjithë rajonin: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Ky privilegj dëshmon besimin absolut të Schneider Electric në ekspertizën dhe profesionalizmin e Albesol.
“Albesol” dhe “Schneider” kanë sjellë në treg gjithashtu SmAir Set, një zgjidhje moderne për efikasitetin energjetik, në përputhje me standardet e BE-së. Risi është edhe parkingu fotovoltaik premium “Avrii Sol Integra”, që kombinon sigurine me prodhimin e energjisë.
“Pro Business” ka sjellë edhe disa projekte të realizuara nga “Albesol” me impakt të rëndësishëm në fushën energjitike si 7 parqet në Trenas (Devoll) me kapacitet 14 Mega. Ky është një nga investimet e para më të mëdha në Shqipëri që prodhon 21 milionë kilovat energji elektrike në vit.
Edhe “Zoja e Këshillit të Mirë” ka zgjedhur Albesol për investime në energji të rinovueshme duke instaluar 1 mega. Sot nga ky investim realizohen kursime deri në 80% për Universitetin dhe 30-40% për spitalin.
Albesol ka kryer gjithashtu energjizimin e plotë të Shkollës “Angela Merkel” (Kamëz). Jo vetëm panelet, por edhe sistemi BMS për monitorimin e plotë të energjisë. Me projekte gjigante dhe partneritete globale, kompania vazhdon të jetë shtytës i tranzicionit energjetik në vend.

Investimet në rrjetin energjetik nga veriu në jug

Në një kohë kur kërkesa për energji elektrike po rritet me shpejtësi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përballet me sfida të rëndësishme, por edhe me mundësi të mëdha për modernizim.
Llambi Miti, koordinator në OSSH, në një bisedim të detajuar në emisionin “Pro Business” në Tv Klan thekson se si po përmirësohet rrjeti elektrik kombëtar, cilat janë investimet kryesore për vitin 2025, dhe çfarë sfidash presin sektorin në të ardhmen.
Rrjeti aktual i shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri është i gjerë dhe kompleks. Sipas Mitit, ai përfshin: 180 nënstacione transformuese që shërbejnë si nyje kryesore.
1200 kilometra linja të tensionit të lartë (mbi 35 kV).12,000 kilometra linja të tensionit të mesëm (6 dhe 10 kV). 3,000 deri 4,000 kilometra linja të tensionit 20 kV dhe 26,000 kabina transformimi, nga të cilat 50% janë pronë e OSSH.
Megjithatë këtë, gjendja e rrjetit është e amortizuar dhe përballet me disa probleme kritike si rritja e kërkesës për energji, sidomos në zonat turistike si Ksamil, Sarandë, Theth dhe Velipojë. Integrimi i burimeve të rinovueshme, veçanërisht sistemeve fotovoltaike, të cilat tashmë kontribuojnë me 6.1% të energjisë së prodhuar (nga 7,800 MWh në 2024). Buxheti i kufizuar, megjithëse OSSH siguron fonde shtesë nga organizata ndërkombëtare.
Investimet e mëdha për Vitin 2025: Nga Kamza në Theth
Për të përmirësuar rrjetin dhe për të përgjigjur nevojave të reja, OSSH dhe OSHEE kanë një buxhet prej 8.5 miliardë lekësh për vitin 2025. Përveç kësaj, janë siguruar 30 milionë euro nga KFË (Gjermania) dhe 20 milionë euro nga BERZH për projekte strategjike.
Projektet Kryesore:
Nënstacioni i Ri në Kamëz (30 mln € nga KFW)
Do të shërbejë 15,000 abonentëve.
Pritet të përfundojë në 2026.
Modernizimi i Rrjetit në Veri (Theth & Tamarë)
Ndërtimi i një linje të re 35 kV.
Rikonstruksion i linjave ekzistuese.
Ndërtimi i 2 nënstacioneve të reja në Theth dhe Tamarë.
Zgjerimi i Infrastrukturës në Velipojë
Një nënstacion modern që do të përballojë rritjen e konsumit deri në 2028.
Energjia e rinovueshme, një prioritet për të ardhmen
Një nga objektivat kryesore të OSSH është rritja e pjesës së energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme. Në vitin 2024, 6.1% e energjisë erdhi nga sistemet fotovoltaike, por synimi është që kjo shifër të arrijë 30% deri në vitin 2030.
Përveç kësaj, Shqipëria ka potencial për energji eolike. Studimet tregojnë se dy zona kryesore për parqe eolike janë: zona e Pukës dhe zonat bregdetare
Megjithëse këto projekte janë komplekse dhe kërkojnë investime të mëdha, ato mund të jenë një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike.

Shqipëria objektiv prej 55% të energjisë së rinovueshme deri në 2030